Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” u diskutua mbi fenomene të ndryshme të ngacmimeve, referuar dhe ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë.
Moderatorja Fjoralba Ponari bëri publik një ngacmim në llogarinë e saj Instagram dhe lidhur me këtë mëngjesin e sotëm ajo ka rrëfyer historinë e dhimbshme të përjetuar nga vetë ajo, duke treguar:
“Në të kaluarën kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht. Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike… Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoconja një fantazëm. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”.
Pas këtij episodi ajo tregoi se iu desh të trajtohej me seanca private, dhe duke qenë se prindërit e saj janë mjekë, ata kanë qenë një mbështetje e madhe për të.





