Shoqatat e Transportit të të gjithë vendit kanë marshuar sot para Ministrisë së Infrastrukturës. Ato thonë se po shkojnë drejt falimentimit për shkak të pandemisë dhe duan ndihmë nga shtetit.
Dy kërkesat e tyre kryesore janë heqja e akcizës së naftës dhe ulja e pragut të TVSH në masën 6%. Shoqatat kanë deklaruan se rritja e çmimi të biletës është gjëja e fundit që duan.
“Të hiqet akciza e naftës. Të ulet pragu i TVSH në 6 %, e kemi 20%. Jemi drejt falimentit. Nëse nuk do merren parasysh kërkesat tona do vijojmë përshkallëzimin e protestave. Kemi marrë 100 euro në muaj nga shtetit. Me 100 euro në muaj nuk mbahen familjet. As për letra higjienike nuk dalin”, kanë deklaruar ata.





