Më shumë se 2 mijë kilogramë drogë janë kapur në portin e Amsterdamit fshehur në një konteiner me banane. Lajmin e bën te ditur “nltimes”, e cila shkruan se janë gjetur 2020 kilogram kokainë në konteinerin që vinte nga Ekuadori.

Mësohet se ngarkesa që vinte nga Guayaquil kishte destinacion një kompani të shitjes së bananeve në Hungari. Vlera në treg e kokainës është më shumë se 151 milion euro.