Arkitekti i njohur durrsak Edgar Frashëri, përmes një postimi në rrjete sociale ka kritikuar faktin që gati 60 vite pas zbulimit, amfiteatri romak i qytetit ende nuk është zbuluar, gjë që mund ta kthente Durrësin në “Mekën e turizmit nga gjithë anët e botës”.
Sipas Frashërit, faj për këtë kanë si qytetarët, ashtu edhe pushtetarët vendor.
“Si te gjitha punet tona, te nisura por te pa bitisura, edhe ky xhevair ka gjysem shekulli qe mbeti ne mes te rruges. Kjo eshte merite e vete qytetareve durrsake, te cilet me indiferencen e dritshkurtesine e tyre, nuk kane arritur te kuptojne se bota tjeter, me nje objekt te tille, do ta kishte bere qytetin Meken e turizmit nga gjithe anet e botes….
Shtetaret qe kane administruar Durresin ne keta 30 vite kane qene egoiste dhe pa vizion e si te tille nuk kane punuar per te ardhmen e qytetit, por vetem per interesa te ngushta afatshkurter personale dhe tarafet e veta”,– thotë ndër të tjera Frashëri.
Duke nënvizuar faktin se zbulimi tërësor i amfiteatrit mund të sillte mesatarisht në Durrës çdo vit rreth 350.000 turistë, që mun dtë përkthehen 1 milion euro të ardhura për qytetin, Frashëri vë theksin në atë për të cilën ka nevojë Durrësi këto kohë:
“Durrësi ka nevojë për shtetarë vizionarë dhe qytetarë aktivë, të cilët deri më sot i kanë munguar!”
Postimi i plotë i Edgar Frashërit:
Lajthitje pleqerishte.
Fale ushtareve italiane qe erdhen te na shpetonin nga marrezia jone, e pashe Durresin nga ajri, sic nuk e kisha pare ndonje here qe nga lindja. Ndonese kam qene deshmitar i pare i gjetjes se amfiteatrit ne vitin 1963-4, nuk e kisha perceptuar ne permasa reale nga lart, dhe me erdhi nje deshperim i madh sepse, ndonese vazhdojme te mburremi se romaket na kane lene trashegimi, qe bota e ka zili, ne vendasit mbas 57 vitesh, ende nuk ja dijme vleren e vertete dhe cfare aseti jashtezakonshem eshte ai per qytetin dhe Shqiperine, po te po te kishte pak vullnet e mencuri qytetare.
Qe eshte amfiteatri me i madh dhe i vetmi nder gjithe amfiteatrot e tjera te ndodhura ne rajonin e Ballkanit, kete nuk e themi ne por dokumentat e arkeologjise mbare boterore.
Si te gjitha punet tona, te nisura por te pa bitisura, edhe ky xhevair ka gjysem shekulli qe mbeti ne mes te rruges. Kjo eshte merite e vete qytetareve durrsake, te cilet me indiferencen e dritshkurtesine e tyre, nuk kane arritur te kuptojne se bota tjeter, me nje objekt te tille, do ta kishte bere qytetin Meken e turizmit nga gjithe anet e botes. Ai duhej zbuluar i teri!, pa hezitim.
Mjafton te hedhin nje vezhgim kalimthi se cfare ndodh me amfiteatrin e Pola-s ne Kroaci ( me i vogel se i yni por i ruajtur teresisht, dhe atehere do te kuptojme sa kemi humbur.
Nuk jam ekonomist por trashe trashe sikur per hir te amfiteatrit ( si ne Pola) te pakten dy here ne muaj te qendronin anije krociera te mesme me nga 1500 turiste, gjithe vitin, Durresi do te priste rreth 350.000 turiste te cilet do ti linin qytetit mesatarisht rreth 1 milion euro ne vit te ardhura. Para te humbura!
Dhe kjo do te behej po te zbulohej krejtesisht objekti sipas gjurmes se verdhe qe do te mjaftonte te cvendoseshin te gjithe pa perjashtim ndertimet e mbetura per rreth, sic ben gjithe bota ne te tille raste pa demtuar pronen private.
Sa fonde jane harxhuar e shkuar dem ne keto 30 vite jo nga burimet e brendeshme, por te derdhura nga Evropa e kudo, qe Durresit nuk i kane sjelle aspak ate cilesi jetese per te cilen kane qene te destinuara.
Pse Butrintin e administrojne Rotchildet qe sjellin turistet e krocierave per ta vizituar nga te cilet perfiton edhe qyteti i Sarandes.? Sepse Butrinti eshte sit arkeologjik i zbuluar.
Shtetaret qe kane administruar Durresin ne keta 30 vite kane qene egoiste dhe pa vizion e si te tille nuk kane punuar per te ardhmen e qytetit, por vetem per interesa te ngushta afatshkurter personale dhe tarafet e veta. Po te llogaritesh masen e e ndertimeve qe ka thithur Durresi ne keto tre dekada, jo vetem ato ndertesa te zones se zbulimit do te ishin sistemuar bukur e mire, por do kishin lulezuar veprimtari te reja qe Durresi i ka vetem neper guida shterpe agjensish fiktive turistike.
Durresi ka nevoje per shtetare vizionare dhe qytetare aktive, te cilet deri me sot i kane munguar!





