Mbrëmjen e djeshme policia rrugore i ka hequr patentën djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, sepse po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara afër qendrës tregtare “Teg”. Pas heqjes së patentës, Shkëlzen Berisha ka reaguar në rrjete sociale për të kërkuar ndjesë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar si dhe për të sqaruar atë që ai e cilëson shpifje të shpërndarë nga mediet pranë qeverisë.

“Ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres. Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi.” – shkruan ndër të tjera në reagimin e tij Shkëlzen Berisha.

Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës:

Të dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtësisë së lejuar sepse ajo kërcënon jetën e te gjithëve. Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres.

Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres. Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne.