Nga Luan Rama
Pa koment, pa politikë:
Përqasje përmes fotosh:
Nga Parku Rinia në pellgjet Bashkibabëzia.
Shpeshherë shirat reshje shumë shërbejnë rëndom edhe për të pastruar rrugët e qytetit në një qytet si Tirana, ku pluhërat dhe plehërat janë gjithnjë aty si dëshmi e një metafore të trishtë të jetës qytetase të kryeqytetit tonë.
Mirëpo, nuk ka ndodhur kështu këtë fundjavë në Tiranën tonë.
Vetëm pesë ditë pas përurimit të të ashtuquajturit “rehabilitim të parkut “Rinia” në qendër të kryeqytetit, shirat e e djeshëm zbuluan jo vetëm shëmtinë funksionale pas asaj estetike që i është bërë një prej zonave më të bukura të Tiranës, por nxorrën në pah edhe gjurmët e korrupsionit të bashkisë, e cila shpenzoi mbi njëmilionë euro për të prishur parkun “Rinia” e për ta zëvendësuar atë me pellgjet bashkibabëzia!
Pamjet nuk kanë nevojë për koment. Mjafton vetëm pak vëmendje dhe aftësi njerëzore për të parë e perceptua fotot dhe për të krahasuar se si ka qenë parku “Rinia” dhe se si është bërë.
Mandej, gjithkush fare lehtë do të kuptojë përmasën e shëmtisë dhe të babëzisë, të paguar prej taksave të qytetarëve të Tiranës, për të kënaqur trillet korruptive të ca njerëzve kokëboshë, të cilët i imponojnë dhunshëm qytetit, shijet e tyre perverse dhe mediokre.