Transporti është një ndër aktivitetet e pakta që akoma nuk është hapur për shkak të masave kundër përhapjes së COVID-it. Përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit kanë njoftuar se ditën e hënë në orën 10:00 do të kërkojnë përpara MIE plotësimin e kërkesave dhe hapjen e transportit. Ata shprehen se janë një ndër aktivitetet më të prekura ekonomikisht nga pandemia e koronavirusit dhe që janë ndihmuar më pak nga qeveria.
Ata gjithashtu i kanë paraqitur ministrisë edhe 6 kërkesa:
1.Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.
2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.
3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.
4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.
5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020.
6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.





