Mjalti është ilaç edhe për lëkurën. I njohur për benefitet antioksiduese, antiinflamatore dhe ndikues në mbylljen e plagëve, tashmë një tjetër aftësi i shtohet listës.
Vepron si një anti age, anti moshë pra, pasi mbron qelizat e lekurës nga plakja e parakohshme dhe nga dëmet e shkaktuara nga rrezet UV. Kërkimi i fundit shkencor dhe konfirmimi i hap rrugë aplikimit të tij në fushat klinike dhe kozmetike.
Në eksperimentet në laborator rezulton se mjalti duket se favorizon dhe ndikon në përgjigje mbrotjëse dhe rregullatore kundër stresit të shkaktuar nga rrezet UV, dhe rrit mbrojtjen antioksiduese të qelizave.
Nga analizat gjenetike doli në pah se trajtimi me mjaltë lulesh në këtë rast, ndikon në nxitjen e sinjaleve për rinovimin qelizor.
Sipas autorëve të studimit, nga ky studim është kuptuar se mjalti duket se ndihmon qelizat në rigjetjen e një ekuilibri më të shëndetshëm pas stresit të shkaktuar nga rrezatimet.
Dhe nuk i çon qelizat që të ndërmarrin një përgjigje të tepruar riparuese, por mban nën kontroll mekanizmat e mbrojtjes dhe sinjalet e lidhur me rinovimin e qelizave të lëkurës.





