Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Gazmend Vathin, një nga rojet e sigurisë private të arrestuar pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec më 31 maj, duke e vendosur atë në “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë bëhet me dije se, trupi gjykues ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Artur Granin, ndërsa procesi vijon ende për shqyrtimin e ankimit të Geraldo Bibës, pronarit të kompanisë “Major Security”.

Ngjarja e rëndë nxiti reagime të forta mbarëkombëtare dhe çoi në shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela. Ky incident u shndërrua në pikënisjen e një vale protestash të vazhdueshme, të cilat kërkojnë drejtësi dhe largimin e atyre që konsiderohen përgjegjës për ngjarjen.