Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përfshirë në një debat të ashpër gjatë nisjes së ditës së tij të punës, pas një përplasjeje me gazetarë dhe një qytetar që po filmonte situatën.
Sipas pamjeve të publikuara, Braçe është përballur fillimisht me një gazetar, me të cilin ka pasur një moment tensioni që ka degjeneruar në përplasje fizike, ku deputeti e ka shtyrë gazetarin.
Pas këtij episodi, situata ka vijuar me një debat mes deputetit socialist dhe një qytetari të pranishëm në zonë, i cili po regjistronte me telefon gjithë skenën.
Gjatë përplasjes verbale, Braçe ka përdorur tone të ashpra ndaj qytetarit, duke e akuzuar atë për “trafikant” dhe më pas duke e ofenduar.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen për shkak të përplasjes mes deputetit, gazetarëve dhe qytetarit, ndërsa pritet të publikohen më shumë detaje lidhur me rrethanat e incidentit dhe reagimet e palëve të përfshira.





