Një tjetër rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e “DurrësLajm:. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në lagjen nr. 14, në zonën e Shkozetit, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar lëvizjet e autorit të dyshuar.
Sipas pamjeve, ai fillimisht afrohet pranë automjeteve të parkuara dhe provon dyert e tyre për të parë nëse ndonjëra është e hapur. Pasi nuk arrin të marrë asgjë nga makinat, largohet duke vjedhur një biçikletë që ndodhej pranë.
Denoncimi është dërguar nga banorë të zonës, të cilët kërkojnë identifikimin e autorit dhe marrjen e masave për parandalimin e rasteve të ngjashme.





