Zbatimi i amnistisë penale ka sjellë përfitime edhe në paraburgimin e Vlorës.
Sipas të dhënave zyrtare, një person është liruar, ndërsa tetë të dënuar të tjerë kanë përfituar ulje të dënimit.
Amnistia, e miratuar nga Kuvendi, po zbatohet në institucionet e vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin, duke përfshirë të dënuarit që plotësojnë kriteret ligjore për lirim ose reduktim të masës së dënimit.





