Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka deklaruar se çdo pretendim për ndërhyrje të kryeministrit Edi Rama në çështje të caktuara duhet të shoqërohet me prova dhe të dërgohet pranë organeve kompetente.

“Sa i përket ndërhyrjeve të kryeministrit, nëse keni prova, paraqitini në organin kompetent. Ajo që them unë është se të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha Braho.

I pyetur nga deputetja Elda Hoti se përse Meta vijon të mbahet në burg dhe Berisha është në detyrim paraqitje, Braho u shpreh se çdo person i proceduar ka të drejtën të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar masat e vendosura ndaj tij.

“Të gjitha pyetjet tuaja lidhen me çështje konkrete dhe unë nuk kam koment. Kush është i proceduar ka të drejtë të kundërshtojë në gjykatë dhe ta çojë çështjen edhe në gjykata më të larta”, deklaroi ai.