Një i burgosur i cili ka përfituar lirimin nga burgu i Fierit, ka deklaruar se në Shqipëri nuk jetohet pa shkelur ligjin. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se mund të kthehet sërish në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ish i burgosuri tha se ka vuajtur tre vite burg dhe përfitoi dy muaj falje.

“Vuajta 3 vjet, për shkelje të ligjit. Përfitova 2 muaj. Sot do të iki në Tepelenë. Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin. Nuk di me çfarë do ta mbaj familjen. Bën vaki të kthehem prapë, ku ta dish”, përfundoi ai