Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shpall vendimin për vrasjen e Martin Canit, ku togat e zeza kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Marjo Përlleshajn, i dënuar me 16 vite burg.
Më 9 dhjetor të vitit të kaluar, Përlleshaj u dënua me 12 vite burg për vrasjen e Martinit dhe me 10 vite për tentativën e vrasjes së një të mituri tjetër. Pas bashkimit të dënimeve, ai u dënua përfundimisht me 16 vite heqje lirie.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës “Fan Noli”, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.





