Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnjë-Fier.

Një person ka mbetur i plagosur pas përplasjes mes një automjeti dhe një minifurgoni.

Sipas të dhënave paraprake, një Volkswagen që po hynte në autostradë nga rruga dytësore është përplasur me një minifurgon që lëvizte në drejtim të Fierit.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i Volkswagen-it, i cili është transportuar në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.