Tre shqiptarët e Kosovës, të cilët ishin raportuar të zhdukur janë gjetur të vdekur në një automjet të përmbysur në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë në Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat fqinje.

Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cenet Ternava dhe Fatmire Shabani kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre u gjet i përmbysur në segmentin e autostradës ende në ndërtim në afërsi të kufirit me Kosovën.

Sipas informacioneve, ata ishin nisur nga aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës, dhe udhëtonin me një veturë Mercedes GLC me ngjyrë blu.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet.

Vetura