Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku 66-vjeçari Irakli Çinoku u gjet i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga flakët. Dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës, ndërsa më herët kishte lënë një shënim.

Sipas burimeve, mësohet se 66-vjeçari jetonte i vetëm kohët e fundit, pas problemeve në familje me bashkëshorten. Kjo e fundit ishte larguar drejt Greqisë për të jetuar së bashku me dy fëmijët e çiftit.

Hetimet paraprake bëjnë me dije se viktima ka lënë një shënim para aktit. Në mesazhin e gjetur nga policia, ai shkruante: “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”.

Dyshohet se gjendja e rënduar emocionale dhe ndjenja e fajit për marrëdhëniet familjare mund të kenë ndikuar në vendimin ekstrem të 66-vjeçarit, megjithatë këto mbeten në nivel verifikimi nga grupi hetimor.

Policia, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.