Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës e cila në rend të ditës kishte shqyrtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë.
Për shkak të mospajtimeve për rendin e ditës, që nuk kishte të bënte vetëm me dorëheqjet e komunitetit serbë, por edhe formimin e komisioneve të përhershme të këtij këshilli, tre anëtarë e bojkotuan mbledhjen.
“Do të duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, meqenëse prej dorëheqjes së tyre janë mbajtur në sistem pa ndonjë bazë kushtetuese e ligjore”, tha Bashkim Hyseni – anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
“A mundet dikush këtu prej juve që kërkonit me ngulm në mbledhjen e kaluar të funksionalizohet Këshilli, pse sot s’bën të funksionalizohet këshilli?”, tha Artan Abazi – anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Ahmet Imami – anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës: Edhe unë i mbështesë veprimet e koleges Arjeta dhe Fidan dhe unë do të bojkotoj këtë mbledhje?
Rrustem Thaqi – kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës: A janë tjerët të pranishëm? A kemi kuorum? Okej përfundoi takimi.
Gjyqtarët serbë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në vitin 2022 në kuadër të largimeve të të gjithë të punësuarve të komuniteti serbë në institucionet e Kosovës.
Shqyrtimi i këtyre dorëheqjeve u rikthye në diskutim pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu kërkoi nga ky institucion të marrë vendim. Të njëjtën gjë e kishte kërkuar edhe nga Këshilli Prokurorial, që ditë më parë refuzoi tërheqjet e dorëheqjeve të shtatë prokurorëve të komunitetit serb, e Haxhiu të njëjtët i liroi nga detyra.





