Një konflikt mes disa vajzave dyshohet se ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kolaudimit, në Shkozet.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka degraduar në dhunë fizike, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Durrësit, si dhe efektivë të FNSH-së nga Tirana, të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.