Greva e punonjësve të palës greke, në Pikat Doganore Kakavijë, Kapshticë, Qafë Botë dhe 3 Urat ka krijuar radhë të gjata të qytetarëve dhe automjeteve mëngjesin e së hënës.
Pas rreth 4 orësh pritje lëvizja në pikat doganore në kufi me shtetin helen i iu rikthye normalitetit.
Por fluksi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve kishte krijuar radhë kilometrike në anën shqiptare sidomos në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, për shkak se shumë qytetarë nuk ishin në dijeni të grevës së palës greke.





