Dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë që kishin ngritur një rrjet prostitucioni janë lënë në burg. Gjykata e Kavajës ka vendosur arrest me burg për Bujar Gjuzin dhe Fatmir Hoxhën, ndërkohë për 5 shtetaset që ata i shfrytëzonin si prostituta duke përfituar 1/3 e fitimit për pagesa deri në 100 euro janë dërguar në arrest shtëpie.
“Gjykata vendosi “Arrest me burg” për pronarët e 2 hoteleve ne Rrogozhinë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha të cilët akuzohen për “Pershtatje e ambjenteve për ushtrim prostitucioni, dhe ushtrim prostitucioni”. Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 shtetaset e arrestuara”,- thuhet në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.





