Shkodra përcjell sot për në banesën e fundit nënën dhe dy fëmijët e saj, të cilët humbën jetën tragjikisht në zjarrin e një banese në Domen të Postribës.

Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, Amari 3 vjeç dhe Anuari 1 vjeç, humbën jetën në zjarrin tragjik të së mërkurës në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të enjte, më 30 korrik, në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e Domnit.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, pasi nëna dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.