Pedagogu i Shkollës së Magjistraturës, Ylli Pjetërnikaj është kandidati i tretë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pjetërnikaj mban gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.

Gjithashtu Pjeternika ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka shërbyer edhe si drejtues i Prokurorisë.

Deri më tani, në KLP kanë dorëzuar kandidaturën Adnan Xholi dhe Rovena Zoto, ndërsa afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 1 gusht.