Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në pranga është vënë 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu.

Denoncimi në polici është bërë nga babai i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit.

Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet. I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot.

Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2-vjeçar.