Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës, në zonën që lidh Plepat me Shkozetin.

Zjarri vijon të jetë aktiv dhe ende nuk është vënë nën kontroll, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse.

Si pasojë e tymit të dendur që ka përfshirë zonën, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar ndjeshëm.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.