Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Hetimit Doganor me atributet e Policisë Gjyqësore.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të Prokurorisë së Tiranës, ku i arrestuari dyshohet se ka kanosur zyrtarin gjatë ushtrimit të detyrës.
Në pranga është vënë Adnan Rexha, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet që çuan në konfliktin mes palëve.





