Drejtoresha e sapoemëruar e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Jola Hysaj, ka konfirmuar publikisht marrjen e detyrës së re.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ajo shprehet se është mirënjohëse për besimin e dhënë dhe se synon ta justifikojë plotësisht përgjegjësinë që i është besuar.

“Përshëndetje, meqë kam marrë shumë pyetje në whatsap nga miq ja përgjigja ime.

Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.

Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.

Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.

Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite.

Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurrë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt.

Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falenderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj.”, shprehet ajo.