Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se lufta e Uashingtonit dhe Izraelit kundër Iranit po shkom mirë. Trump i tha Fox News se trupat amerikane po e godasin Iranin “fort”.

“Po shkon mirë. E tëra çfarë mund të bësh është të vazhdosh të fitosh, pastaj përfundimisht diçka do të ndodhë”, tha ai.

“Por ne po i godasim fort, po i eliminojmë për një çast dhe thjesht vazhdojmë të fitojmë. Përfundimisht ata nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të shkojnë në shtëpi”, shtoi ai.

Deklaratat e Donald Trump vijnë ndërsa operacionet ushtarake në rajon vazhdojnë, me Uashingtonin që duket i vendosur të ruajë presionin mbi Teheranin.