Qytetarët e Prrenjasit janë ngritur sërish në protestë për të dytën herë pas zhvillimit të referendumit. Qindra banorë u mblodhën sërish në qendër të qytetit për të kundërshtuar bashkimin e mundshëm të njësisë së tyre me Bashkinë e Librazhdit.
Protestuesit paralajmëruan se nuk do të tërhiqen nga kjo përpjekje deri në mbrojtjen e plotë të identitetit dhe ruajtjen e statusit të Bashkisë Prrenjas.





