Durrësi mirëpriti këtë të shtunë të parë të muajit gusht në pishinën olimpike “Taq Dafa” Kupën Memoriale Ndërkombëtare të Notit “Agron Ismailati”, një aktivitet homazh për një nga figurat më të shquara të sporteve ujore në Shqipëri.
Në këtë event sportiv garuan 12 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova, me rreth 120 notarë gjithsej. srinkon
Agron Ismailati është një nga figurat më të shquara të notit dhe sporteve ujore në Durrës, me një karrierë 50-vjeçare si notar dhe më pas si trajner i ekipit të Lokomotivës dhe Teutës.
Për gati 5 dekada Ismailati përgatiti breza të tërë notarësh kampionë e rekordmenë, një prej të cilëve është dhe Petrit Guma. sirnkon
Për Federatën Shqiptare të Notit dhe presidentin e saj Agim Çitaku, Agron Ismailati është një figurat më emblematike të notit në vendin tonë dhe nderimi i emrit të tij është një detyrim për brezat aktualë dhe ato që do të vijnë. Mjaft i emocionuar u shfaq gjatë ceremoninsë djali i notarit të famshëm durrsak Ani Ismailati.
Organizatorë e kësaj kupe memoriale janë Bashkia Durrës, Klubi Shumësportësh “Teuta” dhe Federata Shqiptare e Notit. Veprimtaria u mbështet edhe nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në Shqipëri.
M.B.





