Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot mbahet në kryeqytet protesta e radhës kombëtare.

Për të 63-ën ditë radhazi, protestuesit u mblodhën në sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku mbahen fjalimet.

Kërkesat e protestuesve vazhdojnë të jenë po ato: Dorëheqja e kryeministrit dhe formimi i një qeverie teknike.