Teuta e Edlir Tetovës mposhti Besëlidhjan me rezultatin 1 me 0 në testin miqësor të zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Vendosi goli i shënuar nga Sherif Kallaku me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës në minutën e 75-të.
Pavarësisht humbjes, një paraqitje dinjitoze zhvilloi edhe Besëlidhja e drejtuar nga trajneri Elvis Plori. Te Teuta ra në sy mungesa e Esat Malës për shkak të një dëmtimi. Pavarësisht rasteve të shumta të shënuara durrsakët hasën vështirësi në realizimin e tyre.





