Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pranë nënkalimit të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Krujës, të cilat kanë përdorur mjete prerëse për të nxjerrë automjetin nga trafikndarësja.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.