Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mesditën e së hënës zonën pranë fshatit Hekal, në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit”, duke djegur mbi 10 hektarë ullishte dhe shkurre.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi dhe iu afruan rreth 100 metra banesave dhe puseve të naftës, duke rritur rrezikun për zonën.
Pas njoftimit, në vendngjarje ndërhynë gjashtë mjete zjarrfikëse nga Ballshi, Patosi, Roskoveci dhe Albpetroli, të cilat arritën të izolojnë dhe shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre.
Falë ndërhyrjes në kohë, nuk u regjistruan dëme në banesa apo në objektet e industrisë së naftës.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave të zjarrit





