Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olga Stefanyshyna, e cila kishte mbajtur këtë post për gati një vit.
Shkarkimi i saj, i cili pritej prej disa javësh, përkon me një sërë ndryshimesh të bëra javët e fundit në pozicione të larta , duke përfshirë zëvendësimet e kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes të vendit.
Stefanisina, në një postim në Facebook, deklaroi se vendimi për të lënë pozicionin ishte i saji dhe për shkak të arsyeve personale.
Transmetuesi shtetëror i Ukrainës, Suspilne, raportoi javën e kaluar se Stefanyshyna u tha gazetarëve në Uashington se Zelensky nuk kishte kërkuar dorëheqjen e saj.
Mediat ukrainase raportuan se ajo e kishte informuar presidentin për qëllimin e saj për të dhënë dorëheqjen nga detyra muajin e kaluar, mes hetimeve të vazhdueshme për parregullsi të dyshuara në deklaratën e saj të pasurisë .





