Kanë dalë rezultatet e testeve të Covid-19 për pjesën e mbetur të personelit të Kadastrës në Durrës. Nga burimet, “DurrësLajm” mëson se të gjithë kanë dalë negativë.

Nga tamponët e bërë gjatë kësaj jave të punonjësve të ASHK-së në Durrës, kanë rezultuar pozitivë dy prej tyre: sportelistja si dhe një specialiste sektori.

Nga burimet, mësohet se specialistja e sektorit është kthyer në punë ditën e hënë pasi nuk ka qenë gjatë kësaj periudhe në zyrat e Kadastrës, e nuk dihet ende nëse është infektuar me koronavirus nga kontakti me sportelisten, apo bëhet fjalë për ndonjë rast të ri burimi.

Ndërkohë nga ana e strukturave epidemiologjike, vijon hetimi epidemiologjik në terren për rastet në fjalë.

Kujtojmë se ditën e hënë ASHK Durrës u mbyll dhe u dezinfektua, ndërsa të gjithë punonjësit e Kadastrës do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi për një periudhe 14-ditore.