Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë ka rinisur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Sot KPK ka dhënë vendimin për kryetaren e Gjykatës së Kavajës Entela Shedula duke vendosur shkarkimin e saj.
Sipas KPK-së, Shedula ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë.





