Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë sot me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi “Dyrrah”.

Të gjithë banorët e zonës, në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit, ditën e sotme (4 qershor) nga ora 11.00 – 17.00 duhet të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter si dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Për shembjen e këtij pallati pati dy variante, me shpërthim të komanduar dhe me mjete të rënda. Banorët dhe bizneset kërkuan që shembja e pallatit të bëhej me mjete të rënda për të evituar dëmtimet në godinat dhe pronat e tyre, por IKMT zgjodhi variantin me shpërthim, që pritet të ndodhë rreth mesditës.