Edi Martini, trajner i Teutës, mendon se skuadra e tij meritonte me shumë në transfertën me Laçin, por gjithsesi e pranoi se mbërritja me vonesë e dy lojtarëve ka ndikuar në forcën e “Djemve të Detit”.
“Për mënyrën si u zhvillua ndeshja, ne mund edhe të kishim fituar. Goli na e zbehu atë ndeshjen që kishim përgatitur. Pjesa e dytë foli shumë mirë për ne, pasi qarkulluam topin dhe kishim disa raste”,– tha Martini.
Rasti i Vilës?
Ai bëri punën e vet, pasi shkoi deri atje dhe shpenzoi shumë, por është edhe merita e trajnerit.
Mungesa në stol:
Kam bërë 3 ndërrime, nëse nuk gaboj. Në stol i kam të gjithë të rinj, i kam marrë nga të rinjtë. Ardhja me vonesë e dy lojtarëve na ka prishur shumë punë. Unë kam shumë besim te lojtarët e stolit, por nuk mund t’i ngarkoj në ndeshje kaq delikate.





