Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shuarja e zjarreve në Shqipëri, teksa tashmë është vënë në ndihmë edhe avioni i parë zjarrfikës.
“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht”, shkruan Rama krahas videos.





