Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit.

Ndryshimet kryesore përfshijnë:

Pezullimin e lejes së drejtimit deri në dy vjet për drejtuesit që kapen duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit mbi kufijtë e lejuar ose në gjendje të dehur.

Masa më të forta për shpejtësinë, duke parashikuar gjoba më të larta dhe pezullim të lejes së drejtimit për shkelësit e përsëritur.

Rregulla të reja për përdorimin e pajisjeve telefonike dhe pajisjeve të komunikimit gjatë drejtimit të automjetit.

Ndryshime në procedurat e rikthimit të lejes së drejtimit pas pezullimit, duke vendosur afate dhe kushte të reja.

Ndryshimet synojnë të forcojnë disiplinën në qarkullimin rrugor, të rrisin sigurinë për përdoruesit e rrugës dhe të ulin numrin e aksidenteve në vend.