Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. 

Flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat kanë punuar për vënien nën kontroll të zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar shkakun e plotë të ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.