Aksident në aksin rrugor nacional Fier-Shegan “Pushimi i shoferit”, ku një “Benz” dhe një furgon janë përplasur në kryqëzimin e fshatit Toshkëz.

Nga përplasja e fortë një person është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Mjeti tip furgon pas përplasjes ka përfunduar në kanal. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të disiplinuar trafikun në zonë. Sipas informacioneve nga spitali i Lushnjes i lënduari, një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.