Spanja ka vendosur kontrolle kufitare për të gjitha udhëtimet ajrore dhe detare nga Italia, ndërsa përshkallëzohet mosmarrëveshja mes dy vendeve të BE-së.
Këto masa të cilat hynë në fuqi në mesnatë dhe do të zgjasin për një muaj, vijnë një javë pasi Italia vendosi kufizime të ngjashme, pas një fluksi prej rreth 78,000 emigrantësh nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës.
Kontrollet kufitare për fluturimet dhe anijet nga Italia do të zgjasin deri më 7 shtator.
Kontrollet e pasaportave, kombësisë dhe vizave do të kryhen për pasagjerët italianë dhe vizitorët nga vende të tjera që vijnë nga Italia.
Spanja i kërkoi Italisë t’i hiqte kontrollet brenda së dielës, por Roma deklaroi se ato do të mbeteshin në fuqi të paktën deri më 15 gusht.
Italia tha se nuk do t’i nënshtrohej “ultimatumeve ose imponimeve” nga Spanja dhe do të mbante kontrollet kufitare për mbërritjet nga vendi deri të paktën më 15 gusht.
Qeveria italiane tha në një deklaratë se do ta rishqyrtojë vendimin e saj vetëm pasi të jetë e sigurt se nuk ka rreziqe sigurie ose terrorizmi, asnjë valë të re migrimi dhe asnjë migrant të parregullt që shkon drejt territorit evropian.
Kjo krizë ka vënë përballë njëri-tjetrit liderin socialist të Spanjës, Pedro Sanchez, dhe lideren konservatore të Italisë, Giorgia Meloni e cila prej kohësh ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta të BE-së lidhur me emigracionin.





