Të paktën pesë vajza nën 14 vjeçe, të ardhura nga Maroku gjatë fluksit të fundit të emigrantëve në Ceuta, janë trajtuar në spital për sulme seksuale të dyshuara.

Në Spitalin Universitar të Ceutës janë trajtuar më shumë se një duzinë rastesh të dyshuara të sulmeve seksuale. Mes viktimave dyshohet se është edhe një djalë.

Disa tentativa sulmi raportohet se janë parandaluar nga banorët vendas, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet. Deri tani nuk janë raportuar arrestime.

Mjekja Susana Ascaso e ka përshkruar situatën në Ceuta si një “katastrofë shëndetësore”, duke thënë se urgjenca po trajton 300-400 migrantë në ditë, me të njëjtin staf dhe burime si para fluksit masiv.

Sipas saj, shumë prej të miturve jetojnë në rrugë pasi qendrat e pritjes nuk kanë më vende të lira, duke rritur rrezikun e abuzimeve dhe problemeve të tjera shëndetësore.