Dy ngjarje janë regjistruar gjatë natës në qarkun e Lezhës.

Në Shënkoll, një sasi e dyshuar lënde plasëse shpërtheu në portën e një banese, ndërsa në Laç një 28-vjeçar denoncoi se ndaj tij ishte qëlluar me armë zjarri. Në të dyja rastet nuk ka persona të lënduar.

“Lezhë/ Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kurbin/ Rreth orës 23:55, në Laç, shtetasi S. K., 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se, duke lëvizur në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, pa shkaktuar dëmtime.

Grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve, identifikimin e kapjen e autorit/autorëve“, thuhet në njoftimin e policisë.