Romelu Lukaku do të nisë një aventurë të re në Turqi. Mësohet se sulmuesi belg do të largohet nga Napoli drejt Fenerbahçes për 6 milionë euro.
33-vjeçari ka kryer tashmë testet mjekësore dhe klubet po bëhen gati për hedhjen e firmave. Lukaku do të firmosë kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi dhe do të fitojë 10 milionë euro në sezon.
Belgu luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e titullit të Napolit 2 sezone më parë, duke shënuar 14 gola dhe 10 asiste. Megjithatë, ai humbi pjesën më të madhe të sezonit të fundit për shkak të një dëmtimi të rëndë në kofshë.
Marrëdhënia e tij me klubin u tendos vazhdimisht, gjithashtu për shkak të angazhimit të tyre ndaj Rasmus Hojlund.





