Sot zhvillohet protesta e 74-të qytetare, ku pjesëmarrësit do të dalin sërish në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike.
Qytetarët shprehen se kërkojnë largimin e klasës aktuale politike dhe një sistem të ri qeverisës.
Protestat nisën fillimisht kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit, por me kalimin e kohës ato kanë marrë përmasat e një lëvizjeje më të gjerë qytetare, duke përfshirë edhe kërkesa politike.
Pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar protestat çdo ditë, deri në realizimin e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në protestën e djeshme qytetaret kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa ndër sloganet kryesore janë “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi!” , “Ndryshim sistemi” apo “Rama në burg, Berisha në burg”.
Pavarësisht se kanë kaluar 73 dite që nga dita e parë, numri i qytetarëve që protestojnë vazhdon të jetë i lartë, ndërsa në datat 14,15 dhe 16 gusht, kanë paralajmëruar protesta me pjesëmarrjen e madhe të diasporës.





