Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 20-vjeçarin Kristjan Sterjo, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë Johan Zukos.

Ai mbërriti në gjykatë këtë të mërkurë nën masa të rrepta sigurie.

 I riu akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit.